Kryeopozitari Lulzim Basha, nga çadra e protestës, ka njoftuar dy vendimet e rëndësishme të marra sot nga koalicioni opozitar. Ata kanë vendosur të mos regjistrohen në KQZ dhe të organizojnë një protestë të madhe më 7 maj në Kavajë, për zgjedhjen e krybashkiakut. Ndërkohë që Basha fliste, u dëgjua një zhurmë, një kapsollë u hodh te dera e Kryeministisë. Basha ndali fjalën që po mbante dhe reagoi duke thënë se “nuk na trembim teshtimat e qeverisë”. Më tej, duke u drejtuar andej nga erdhi zhurma, Basha tha: “Nëse je nga tanët shëndet dhe mos e bëj më, nëse nuk je nga tanët plaç dhe mbylle”.