Hetimi Mueller/ 12 rusë të paditur

Departamenti i Drejtësisë ka njoftuar sot 12 paditë kundër 12 shtetasve rusë, si pjesë e hetimit të posaçëm, për Robert Mueller, për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016. Akuzat ndaj tyre vijnë pas zgjedhjeve të 2016-s, ku u zgjodh president, Donald Trump. Hetimi konsiston në faktin se, rusët janë përfshirë hakimin e emaile-ve dhe rrjeteve kompjuterike të demokratëve.

 

Të 12 të pandehurit janë anëtarë të GRU, një Agjenci e Inteligjencës Federale Ruse brenda drejtorisë kryesore të inteligjencës të ushtrisë ruse, të cilët po vepronin në “kapacitetet e tyre zyrtare”.

LEXO DHE :  Video/ Rama: Punë dhe shtëpi të re për Ilirin, nga Vora

Aktakuza u njoftua, pikërisht në momentin kur Presidenti, Donald Trump u fut në Kështjellën Windsor për të takuar Mbretëreshën Elizabet II, informon dritare.net

Trump do të takohet me Presidentin rus,  Vladimir Putin, i cili ka mohuar ndërhyrjen e zgjedhjeve, të hënën në Helsinki, për një samit që përfshin një takim vetëm për vetëm, me  vetëm përkthyes të pranishëm. Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders tha të premten se,  takimi nuk do të anulohet./K.C/Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.