Hetimet e papërfunduara, Benzema rrezikon "Francë 2016"
Dritare.net
Sulmuesi i Realit të Madridit vazhdon të jetë nën hetim nga prokuroria për çështjen e video skandalit, ndaj Valbuenas.
Përveç problemeve me autoritetet e drejtësisë sulmuesi rrezikon të mbetet jashtë përfaqësueses së Francës. Momentalisht, trajneri, Didier Dechamps duket nuk ka ndërmend ta grumbullojë sulmuesin për Euro 2016”.
“Nuk e di se si do të përfundojë çështja e Benzema. Unë do të jem në pritje të vendimit që do të japë gjykata dhe kur gjithçka të ketë marrë fund, atëherë unë do të marr një vendim”, ka deklaruar ai.
Dechamps ndodhet në presion të madh pasi do ti duhet të bëjë gati listën e lojtarëve që do grumbullojë për miqësoret që do te luajnë më 25 dhe 29 mars kundër Holandës dhe Rumanisë dhe çështja e Bezema e ka vënë në dilemë.