Heqja e telefonave në shkolla, Rama: Ja vendimi i ri!

Në takim me mësues, ditën e sotme, kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur edhe për vendimin e heqjes së telefonave celularë nga shkollat, jo vetëm për nxënësit, por edhe për mësuesit.

 

Rama ka thënë se, do të përgatitet vendimi që do të ndalojë përdorimin e celularëve edhe në institucione.

Nuk do lejojmë celularë në shkolla, as për fëmijët e më vjen keq as për mësuesit, mësuesit duhet ti dorëzojnë në fillim të mësimit dhe ti marrin në fillim të mësimi dhe në muajin e parë duhet ta bëjmë muaj edukimi, muajin e dytë merren dhe hidhen në plehra nuk i kthehen më atij që e ka, se janë ndotës të rrezikshëm të mjedisit arsimor. Dhe ç’bëjmë me lëndët ndotëse me rrezikshmëri të lartë? I varrosim dhe i riciklojmë. Ndërkohë që po përgatitemi edhe për vendimin që të heqim celularët nga institucionet që janë bërë si klube interneti të gjithë.”,-shprehet kryeministri./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Trump del zbuluar, 'si e urdhëroi ish avokatin e tij të gënjejë Kongresin'

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.