Heqja e reklamave për lojërat e fatit nga mediat dhe portalet, vijnë reagimet e para
E Mërkurë 10 Tetor 2018, 18:06
Dritare.net
Në një deklaratë në faqen e saj zyrtare, AKEP bën me dije se në bashkëpunim me Autoritetitin e Mediave Audioviziove ka kryer sot verifikimin e faqeve e web-ve. Sipas AKEP nga kontrollet e ushtruara rezultoi se nga ana e mediave dhe portaleve online ka patur një veprim efikas në heqjen vullnetare të reklamave nga faqet e internetit deri në orën 17.00 të ditës së sotme.
Një ditë më parë, kryeministri Rama paralajmëroi edhe mediat dhe tha se të gjitha do të kontrollohen rreptësishtë dhe do të mbahen në monitorim. Gjithashtu, Rama deklaroi se do të kontrollohen edhe platformat on-line, të cilat nuk duhet të transmetojnë reklama të tilla. V.D/Dritare.net/