Hazard për Botërorin: Ky brez i artë i Belgjikës nuk ka kuptim pa trofe

Eden Hazard thotë se Belgjika duhet të fitojë Kupën e Botës me grupin e tanishëm të lojtarëve, ose gjenerata e tyre e artë do të konsiderohej dështim. Shumë prej njerëzve e presin këtë, në fakt, nisur nga përbërja e talentuar dhe me lojtarë nga të gjitha ligat më të mëdha të Europës.

 

Hazard, Romelu Lukaku & CO shkuan deri në çerekfinale të Kupës së Botës 2014, bënë paraqitje mbresëlënëse edhe në “Euro 2016”, në eventin më të fundit në skenën ndërkombëtare, dhe po kërkojnë të shkojnë më tutje këtë vit, për të treguar se përbëjnë një ekip historik belg.

“Ne e dimë se çfarë jemi. Kemi lojtarë të mirë, të gjithë luajmë në kampionate të mëdha; në Angli, Itali dhe Spanjë, kështu që e dimë se çfarë duhet të bëjmë, – u tha Hazard gazetarëve. – Ne kemi pasur një brez të tillë të artë edhe 10 apo 15 vite më parë, por nuk kemi fituar asgjë. Tani mendoj se tifozët, gazetarët, e gjithë Belgjika, thjesht duan të fitojnë diçka.

Ne kemi një brez të artë, prandaj duam të fitojmë diçka tani. Sigurisht që jemi shumë të ngazëllyer për Kupën e Botës, si gjithmonë. Do ta luajmë ndeshjen e parë për 10 ditë, kështu që vetëm duam të jemi atje dhe të luajmë. Ne jemi në përgatitje, por do të jemi gati për Kupën Botërore, kur të fillojë”.

Belgjika e fillon turneun e verës në Rusi në një grup të përbërë nga Panama, Tunizia dhe Anglia. Eden Hazard është duke shikuar përpara, për të takuar disa fytyra të njohura në përplasjen në Kaliningrad. “Kjo do të jetë një lojë e veçantë për ne, por së pari kemi dy ndeshje të tjera, kundër Panamasë dhe Tunizisë, ndërsa ndaj Anglisë do të jetë e treta e vërteta, – shtoi ai.

– Ndoshta në të kaluarën Anglia futej te favoritët, por tani është ndryshe. Mendoj se jemi mjaft të njëjtë 50 me 50. Anglia ka shumë lojtarë të mirë, edhe ne, gjithashtu, kështu që do të shohim.
Më pëlqen të jem kapiten, natyrisht, jam një lider në fushë, por në ekip kemi shumë lojtarë që mund të flasin, mund të thonë diçka. Unë nuk jam kapiteni i vetëm, përpiqem të bëj më të mirën dhe të jem lider në fushë”./telesport.

 

LEXO DHE :  Britani/ Më shumë se 450 pacientë humbën jetën, pasi janë kuruar me qetësues në mënyrë të gabuar

 

 

 

 

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.