Harta/ Reforma në drejtësi, çelësi i suksesit të Shqipërisë drejt BE

Në prag të publikimit më 17 prill të raportit të përparimit për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, mediat ndërkombëtare kanë vënë theksin të Shqipëria e cila ka befasuar me progresin e bërë, sidomos vitet e fundit. Siç edhe këto media kanë bërë me dije nga burimet e tyre, Komisioni Europian nesër rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Por si ka ecur Shqipëria dekadën e fundit sa i përket reformave që janë vlerësuar nga e gjithë kupola e BE-së, ku kryefjalë është ajo në drejtësi?

Reforma në drejtësi që Shqipëria ka bërë është një  reformë të cilën asnjë nga vendet e tjera nuk e kanë nisur akoma. Është pikerisht kjo reformë që i ka dhene Shqiperise perparesi dhe qe mundeson rekuperimin e kohes se humbur.

Eduard Kukan, anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe kryetar shumëvjeçar i Komitetit për Bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimor i tha Dw se ai beson se të dyja vendet kanë bërë përparim të qenësishëm në rrugën drejt BE.

“Shqipëria ka bërë një reformë të thellë juridike, e cila, pasi të zbatohet do të jetë reforma më e rëndësishme e zbatuar midis shteteve në procesin e zgjerimit, dhe do të thosha edhe më serioze se në rastin e disa shteteve anëtare të BE.”

Po ti hedhësh një sy hartës së ballkanit perëndimor, vëren se Shqipëria është vendi i fundit që ka marrë statusin e vendit kandidat në vitin 2014. Serbia e ka marrë statusin në vitin 2012, Mali i Zi në 2010-n dhe Maqedonia në 2005-n. Kësisoj, me hapjen e negociatave Shqipëria ka shansin të jetë në “lojë” njësoj si të gjitha vendet e tjera, duke rifituar njëherë e mirë kohën e humbur në dekadën e fundit, mes konfliktesh politike të një tranzicioni të stërgjatur, pikerisht per shkak te reformes  teresore te sistemit te drejtesise.

Në vlerësimet e tij Komisioni Evropian nënvizon se Shqipëria po ecën përpara në të pesë prioritetet kyçe që janë thelbësore për integrimin në BE – nga reforma e administratës publike, reforma juridike, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut.

Në krye të këtij viti, Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker tha se nëse Shqipëria vazhdon në këtë mënyrë në rrugën e reformave, Komisioni do t’i japë një rekomandim për të nisur negociatat e anëtarësimit brenda gjashtë muajve të parë të 2018-ës. Dhe kjo me sa duket do të ndodhë./I.M-LEXO.AL

Komentoni