Harroni këto 10 rregulla të arta, nëse doni një jetë të shëndetshme!
Dritare.net
Dritare.net ju tregon 8 rregulla që nuk janë burim i një jetese të shëndetshme.
1. Të flesh 8 orë gjumë
Studimet e kryera nga Akademia Amerikane e Mjekësisë së Gjumit kanë vërtetuar se një person ka nevojë për 7 orë gjumë, që trupin të funksionojë në mënyrë efikase dhe të ketë energji gjatë ditës.
2. Ngrënia e një mëngjesi të bollshëm
Sasia e mëngjesit varët nga nevojat individuale të trupit të njeriut. Ushqimi është i dobishëm vetëm kur dëshironi ta hani atë. Kjo është arsyeja pse ju mezi hani në mëngjes.
3. Vrapimi në mëngjes
Vrapimi është njësoj i dobishëm, si në mëngjes ashtu dhe në mbrëmje. Kështu, nëse nuk keni kohë ta bëni vrapin në mëngjes, bëjeni në darkë. Mos vraponi asnjëherë sapo keni ngrënë, sepse do keni dhimbje koke dhe rrahje jo të rregullta zemre.
4. Shmangia e ëmbëlsirave
Ngrënia e ëmbëlsirave bën mirë për trupin, sepse ata përmbajnë glukozë, një element kyç për funksionimin e trurit. Kjo është arsyeja pse nuk duhet të eliminoni nga dieta ëmbëlsirat. Mund të përpiqeni të minimizoni sasinë e sheqerit, për shembull duke ngrënë kos frutash, ose fruta të thata.
5. Stërvitje deri sa trupi të dehidratohet plotësisht
Nëse zgjoheni në mëngjes me dhimbje trupi, do të thotë se jeni stërvitur më shumë sesa duhet. Dhimbja e muskujve ndodh kur tendosja e muskujve është shumë e madhe. Mund edhe të dëmtoni indet, prandaj dritare.net ju sugjeron të ushtroheni sa duhet.
6. Mos pirja e ujit gjatë ngrënies së ushqimit
Uji është një element thelbësor në sistemin e tretjes së ushqimit. Nëse trupi nuk merr mjaftueshëm lëngje, stomaku e merr atë nga pështyma. Kjo është arsyeja pse uji është i nevojshëm për trupin.
7. Ngrënia e ushqimit në kohë
Nuk keni pse hani nëse nuk jeni të uritur. Rregulli kryesor është të hani vetëm kur keni uri. Trupi na sinjalizon vetë kur ne kemi nevojë për të ngrënë. Është mirë të hani 5-6 herë në ditë.
8. Larja e dhëmbëve pas çdo vakti ushqim
Ne hamë shumë lloj ushqimesh dhe pimë shumë lloj lëngjesh, të cilat mund të dëmtojnë smaltin e dhëmbëve, dhe zgjidhja jonë e parë është larja e tyre. Por, e dini se duke i larë dhëmbët , ju i dëmtoni më keq. Veç kësaj, furça çon në gjakderdhje. Dhëmbët duhen larë njëhere në mëngjes dhe njëherë në darkë.
9. Jo produkte furre
Buka përmban shumë fibra dietike, të nevojshme për trupin, sepse largojnë kolesterolin dhe acidin biliar. Gjithashtu, buka ndihmon edhe në procesin e tretjes. E sugjerueshme është 200 g në ditë, bukë.
10. Pirja e 2 litrave ujë në ditë
Sasia e ujit që pini gjatë ditës duhet të përputhet me peshën tuaj. 30ml/kg. Duhet t’i kushtoni vëmendje edhe kushteve të motit, lagështisë dhe humbjes së ujit gjatë stërvitjes./E.B-dritare.net