Harrojeni shtëpinë e DiCaprios, Rihana vjen me një supervilë!
E Hënë 30 Prill 2018, 10:10
Dritare.net
Rihanna, së fundmi ka blerë një shtëpi në Los Angeles, me një vlerë prej 6.8 milionë dollarësh. Ka 6 dhoma gjumi, 9 banja dhe një pishinë gjigante.
Shtëpia ka një kinema dhe një dhomë bilardoje. Pamja në dhomën e ndenjes, muret e së cilës janë me xham, është mahnitëse. Vila ka një pamje mbresëlënëse nga Hollwood Hills./K.C/dritare.net