Haradinaj: Marrëdhëniet me SHBA, të pacenueshme
E Martë 12 Shkurt 2019, 15:03
Dritare.net
Në takim të rregullt pune me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, është biseduar për intensifikimin e angazhimeve të përbashkëta në fuqizimin e Kosovës në të gjitha aspektet dhe avancimin e agjendës euro-atlantike të vendit tonë.
“Marrëdhënia e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Amerikës është e pacenueshme, pa marrë parasysh dallimin eventual në opinione.”,- shkruan Haradinaj në Facebook./E.D/dritare.net