Haradinaj: Jemi të interesuar për të bërë marrëveshje me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbajtur sot një takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Haradinaj shprehet se ka biseduar në këtë takim lidhur me zhvillimet politike në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor. Më poshtë komunikimi i kryeministrit të Kosovës në Facebook.

“Me Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, bashkëbiseduam për zhvillimet politike në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor. E vendosur për stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në rajon, Kosova është thellësisht e interesuar për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë, në thelb të së cilës qëndron njohja reciproke në kufijtë ekzistues, përfshirë kapitullin e tregtisë së lirë. Kosova ka folur me një zë dhe për këtë ka votuar në Kuvend Ligjin dhe Platformën për Dialog, që përfaqëson unitetin e institucioneve tona. Mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe për Kosovën dhe qëndrimin e palëkundur në ruajtjen dhe mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të saj.”-shprehet Haradinaj./D.B/Dritare.net

LEXO DHE :  Fotot/ Opozita dhe tik-taku i Bashës në fokusin e memeve

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.