Haradinaj: Ja çfarë më kërkoi Rama për taksën ndaj Serbisë!
E Enjte 7 Shkurt 2019, 23:11
Dritare.net
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i ftuar në “T7” ka folur edhe për këshillën që i ka dhënë kryeministri Edi Rama në lidhje me taksën 100% ndaj produkteve sebe.
Haradinaj tha se Rama i ka kërkuar që ta pezullojë taksën 100%.
“Kryeministri Rama kërkesa s’mundet me pas, pasi ai qeverisë me Shqipërinë, por mundet me pas qëndrim të vetin i cili është i respektueshëm. Kërkesa s’mundet me pas askush. Ai kishte mendimin e vetë që është mirë me u pezullu taksa”, tha Haradinaj në emisionin ‘Pressing’ ./ I.M-Dritare.net