Haradinaj dënon sulmin ndaj deputetit, Sllobodan Petroviç
E Mërkurë 20 Mars 2019, 13:01
Dritare.net
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviçi sot është sulmuar në afërsi të Kuvendit të Kosovës, me ç’rast në polici janë shoqëruar dy persona. Rreth këtij rasti ka reaguar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili ka thënë se është i papranueshëm çfarëdo sulmi që cenon mendimin e lirë dhe bindjet politike të kujtdo qoftë. “Në emër të Qeverisë së Kosovës, dënoj ashpër sulmin verbal dhe fizik ndaj deputetit të Kuvendit, Sllobodan Petroviç. I papranueshëm çfarëdo sulmi që cenon mendimin e lirë dhe bindjet politike të kujtdo qoftë. Ftoj organet e hetuesisë që të zbardhin rrethanat dhe sulmuesit të marrin dënimin e merituar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. Sot në mes të Prishtinës, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviç ishte përfshirë në një përleshje. Sllobodan Petroviçi është deputeti i vetëm serb që nuk është në kuadër të Listës Srpska. Ai është kryetar i SLS-së./E.D/dritare.net