Hapi siparin edicioni XII i Takimeve Muzikore të dy boteve në Kalanë e Gjirokastrës
Dritare.net
Tashmë Takimet Muzikore të dy boteve kanë krijuar një tradite prej 12 vjetësh rresht që të promovojnë vlerat dhe trashëgiminë tonë kulturore.
"Këtë vit festivali organizohet nën ombrellën e vitit evropian të trashëgimisë kulturore, qëllimi këtë vit është dhe promovimi i trashëgimisë evropiane. Ne synojmë të ndërgjegjësojmë brezat për historinë tonë dhe atë të Evropes, traditën dhe kulturën e secilit dhe forcimin e përkatësisë në një hapësirë më të madhe si ajo evropiane.
Trashëgimia kulturore na lejon ne qe të kuptojmë të shkuarën dhe të hedhim sytë nga e ardhmja. Dhe slogani ynë këtë vit do të jetë: trashëgimia jonë: aty ku e kaluara takon të ardhmen.
Ketë vit do të kemi polifoninë dhe rapsodët tanë që do të ndërthuren me muzikën klasike." u shpreh drejtoresha e festivalit Ilda Mara.
Nata e parë u hap në një atmosferë të ngrohtë muzikore, me polifoninë gjirokastrite dhe ato labe, të interpretuara me mjeshtëri nga grupi Polifonik Ergjëria.
Polifonia shqiptare u ndërthur me muzikën sllovene të interpretuar mjeshtërisht nga fizarmonisti i njohur slloven Marko Hatlak.
Takimet muzikore do te rrugëtojnë në Shkodër, ne Vlorë e me pas në Tiranë përgjatë një muaji./Dritare.net/