Hapen dosjet e sigurimit të shtetit, e para në listë Musine Kokalari
Dritare.net
Zëvendës kryeministri Niko Peleshi, u shpreh se kjo nismë u mor jo për shkak të ndonjë angazhimi elektoral apo për një grusht votash më shumë. "Ne besojmë se kjo nismë është detyrim që kemi ndaj të gjithë atyre që vuajtën nga regjimi i shkuar"-tha ai.
Peleshi u shpreh se borxhi ndaj ish të përndjekurve dhe viktimave të komunizmit nuk mund të shlyhet kurrë, por theksoi se Qeveria ka marrë masa si asnjëherë më parë teksa po jep dëmshpërblimet.
E para dosje që u hap,ishte ajo e Musine Kokalarit. Drejtuesja e këtij autoriteti Gentiana Sula deklaroi që janë marrë 3 kërkesa për pastrimin e figurës.
"Njëri që është për një detyrë shumë të lartë shtetërore dhe dy që janë për raste medaljesh. Do jemi tërësisht gati të japim përgjigjen brenda kohës që ka kërkuar ky institucion"-tha Sula.
Projekti për hapjen e dosjeve ka nisur që në 2013.
Ishet mbesa e Musine Kokalarit ajo që bëri kërkesën për pastërtinë e figurës së familjes së saj.
“Jo vetëm hapjen por dhe dorëzimi i saj do të bëhet më 10 shkurt, ditën që përkon dhe me ditëlindjen e saj” tha Linda Kokalari.