Hahn pas takimit me Thaçin: Taksa 100% duhet të pezullohet

Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Johannes Hahn pas takimit që zhvilloi me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin ka reaguar në Twitter.

Ai thekson ndër të tjera se taksa doganore që Kosova i vuri Serbisë duhet të paktën të pezullohet. “Takim i mirë me Presidentin Hashim Thaçi. Është e rëndësishme që dialogu Serbi-Kosovë të rinisë me shpejtësi, gjithashtu është në interes të stabilitetit dhe progresit më të gjerë rajonal. Unë përsërita qëndrimin e Bashkimit Evropian se tarifat kontradiktore të Kosovës duhet të paktën të pezullohen”, shkruan Hahn./D.B/Dritare.net

LEXO DHE :  Gjykata lë në burg dhe të arrestuarin e pestë, të grabitjes në Rinas

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.