Hahn: Ballkani Perëndimor me perspektivë të qartë europiane
Dritare.net
Hahn tha se ka kohë që Ballkani Perëndimor është angazhuar fuqimisht, për t'u integruar në BE.
“Është në interesin tonë të angazhohemi në rajon, pasi kjo e bën BE-në më të fortë. Viti i kaluar ishte thelbësor, pasi u morën vendime historike mbi të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Strategjia e Ballkanit Perëndimor u miratua nga Komisioni Evropian. Strategjia ripohon një perspektivë të qartë evropiane të rajonit “, shpjegon Hahn.
Ai tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë një shembull i mirë i integrimit, duke u shprehur i bindur që Maqedonisë së Veriut do t'i hapen negociatat këtë verë.
“Shtetet anëtare të BE do të pranojnë përparimin e dukshëm të Maqedonisë së Veriut, duke hapur negociatat e pranimit para verës. Shqipëria është një tjetër shembull pozitiv edhe në rajon. Ballkani Perëndimor tani ka një dritare reale të mundësive. Megjithatë, pranimi në BE është një sfidë, që kërkon përpjekje të forta të përbashkëta. Mbetet ende shumë për t’u bërë. Anëtarët e ardhshëm duhet të respektojnë vlerat e BE-së dhe të punojnë për pajtimin dhe bashkëpunimin rajonal. Përveç kësaj, shtetet anëtare të BE-së duhet të përmbushin angazhimet e tyre në të cilat ata gjithmonë kanë rënë dakord në mënyrë unanime“, tha Hahn./E.B-dritare.net