Ajo kishte shkuar në plazh me fëmijët, në Sydney, dhe kishte veshur taka të larta.
Bashkë me djalin dhe vajzën e saj, ajo kaloi një të shtunë relaksuese, duke shijuar rrezet e diellit.
Ndërkohë që fëmijët e saj loznin e laheshin në det, fashionistja 44 vjeçare i vëzhgonte nga afër.
Ndërkohë ajo kishte veshur një këmishë të bardhë, xhinse dhe këpucë të kuqe me takë të lartë. Këpucët i kishte kombinuar këndshëm me çantën, por ajo që të habit është zgjedhja e takave në plazh.
Gjithsesi, Victoria është ikonë e modës, dhe zgjedhjet e saj janë bërë të tilla për një arsye./E.B-dritare.net