Habit Rama: Hitleri, ishte piktor dhe me ndjenja të thella

Në një konferencë për shtyp, Edi Rama ka shpjeguar pse gjermanët nuk ishin pushtues dhe Balli nuk ishte bashkëpunëtor me nazistët.

Gazetari: Zoti Rama, ju keni thënë që Balli bashkëpunoi me gjermanët nga frika e komunizmit.

Rama: E vërtetë. Po mos ishin komunistët, Balli nuk kishte pse bashkëpunonte me gjermanët. Ai do priste sa të iknin gjermanët që të gjenin komunistët në Rusi, dhe vinte vetë në pushtet. A kupton apo jo? Komunistët e detyruan Ballin të bashkëpunonte me gjermanët.

Gazetari: Sikur çalon pak kjo tezë. Kur italianët pushtuan Shqipërinë këtu nuk kishte komunistë. Ahmet Zogu nuk ishte komunist.

Rama: Shumë e drejtë kjo që thua. Por ti gjykon cekët. Po të mos na kishte pushtuar Italia, komunistët nuk do formonin partinë, kështu nuk do formohej Balli dhe ne sot nuk do kishim me se të merreshim dhe kë të varrosnim. Kupton apo jo. Do duhej të jepnim llogari pse s’po bëjmë rrugë apo rrisim rroga e pensione. Kurse kështu jemi shumë mirë. Edhe ne fitojmë ndonjë lek me këto ceremonitë, edhe gazetat kanë ça shkruajnë, edhe këta antikomunistët kanë me se merren, duke shkruajtur ndonjë libër dhe marrin lek nga OSBE-ja. Ka qenë shumë i mirë pushtimi.

Gazetari: Ju thoni që gjermanët ishin kalimtarë se po luftonin komunizmin, por….

LEXO DHE :  Gazetari Barabamo paralamëron Ramën: Kujdes me kazanin

Rama: Nuk ka por. Kalimtarë ishin. Si do shkonin në Rusi ata po mos kalonin një herë nëpër vendet e tjera?! Këtë nuk e them vetëm unë, por intelektualët më të mirë të Shqipërisë po e thonë. Dhe ato vendet e tjera që thonë se janë pushtuar, kot bëjnë, që të marrin ndonjë lek.

Gazetari: Po në Afrikë pse shkuan? Aty nuk kishte komunistë?

Rama: Po Sharm el Sheiku ku bie, ë? Në Egjypt, apo jo?!  Normal që do shkonin për plazh pas plevitit që merrnin në Rusi.

Gazetari: Po perëndimit pse i shpallën luftë?

Rama: Normal që do ti shpallnin luftë. Një piktor dhe njeri me virtyte si Hitleri nuk mund të duronte që Çurçilli të ndihmonte komunistët. Hitleri ishte si unë, njeri i pastër dhe me ndjenja të thella. Kështu jemi ne piktorët. Se edhe Hitleri piktor ishte, apo nuk e di? Vetëm se ai nuk përdorte dietat dhe biletat e qeverisë që të shiste pikturat e veta.

Gazetari: Nuk mendoni se kjo do ndikojë tek vota e majtë që do merrni?

Rama: Jo. Ja, pas nja dy javësh kur të bëj honmazhe tek varrezat, do nxjerr nja dy komunistë me foton e Enverit, dhe kështu hapet prapë loja./dritare.net

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.