Habilajt nesër përpara gjykatës

 

Nesër, me datën 26 shtator do të rinisë procesi gjyqësor ndaj bandës italo-shqiptare, e njohur ndryshe si banda e Habilajve, bandë kjo që dyshohet të jetë i përfshirë edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Prokuroria e Katanias në Itali, e akuzon këtë grup për aktivitet të strukturuar kriminal, trafik droge e trafik armësh nga Shqipëria drejt Italisë në vlerë 20 milionë euro.

Nga ana tjetër, Moisi Habilaj, që besohet të jetë “koka” e bandës, është marrë vetëm një herë në pyetje nga grupi i prokurorëve shqiptarë, me datën 30 maj.

Arrestimi i Habilajve, dalja në dritë e një dosje prej dhjetëra faqe përgjime, shkaktoi një debat të nxehtë politik në vendin tonë, për shkak se u akuzua edhe ish-ministri Saimir Tahiri, i cili u përjashtua nga PS, e më pas dha dorëheqje si deputet, duke përfunduar në “arrest shtëpie” e më pas u lirua.

LEXO DHE :  Video/ Shihni çastin kur Meghan ndien, shkelmin e bebes!

Me kërkesë të gjykatëses Loredana V.K Pezzini e dorëzuar në Prokurorinë e Katanias më 29/7/2017 dhe e firmosur nga ky institucion më 13 tetor 2017 në kuadër të operacionit “Rosa Dei venti” është bërë arrestimi ndaj:

Moisi Habilaj datëlindja 18 /01/1978
Antonino Reila datëlindja 26/02/1971
Angelo Busacca datëlindja 02/05/1980
Nezar Seiti datëlindja 30/03/ 1977
Maridian Sulaj datëlindja 27/01 /1988
Armando Sulaj datëlindja 12/05/1984
Tigrens Mezuraj datëlindja 28/07/1994
Sabaudin Celaj datëlindja 29/02/1968
Florian Habilaj datëlindja 11 /10 / 1980
Fatmir Minaj datëlindja 15/04/1962
Gianluca Passavanti datëlindja 26/07/1980
Vincenzo Spampinato datëlindja 01/05/1976/ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.