Grupi mediatik e bojkotoi se ofendoi gazetarin, Thaci kërkon falje

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një konference për mediat pak ditë më parë, pas pyetjes së Gazetarit të “Koha Ditore” u përgjigj atij  “Ju flisni me gjuhën e Vuçiç”.

Fill pas kësaj deklarate grupi mediatik Koha i përbërë nga dy televizione, një gazetë dhe një portal reagoi ashpër duke ndërprerë komunikimin me Thaçin.

Grupi koha tha se, “ Mediat e Grupit KOHA do të mbanin të ndërprerë çdo komunikim zyrtar me presidentin dhe zyrën e tij, deri në momentin kur ai do t’i tërhiqte publikisht akuzën se flisnin në emër të Vuçiçit dhe do të kërkonte falje publike.

Kështu Thaçi është detyruar të kërkojë falje publike për qëndrimin e tij dhe gjuhën e përdorur.

Faljen Thaçi e ka kërkuar në postimin në “Facebook”, ku shkruan, “Në takimet e mia me gazetarët, gjithmonë përpiqem të jem i hapur dhe të përgjigjem në çdo pyetje apo dilemë që kanë – lidhur me dilemën e qytetarëve të Kosovës. Gjatë konferencës së djeshme, pati një keqkuptim me gazetarin Koha Ditore, Fitim Gashi.

LEXO DHE :  Video/ Rama: Ja sa qendra shëndetësore janë rehabilituar, në Durrës!

 

Unë i kërkoj falje Fitimit dhe të gjithë atyre që mund të jenë ndjerë të ofenduar gjatë konferencës për shtyp, por kjo ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë synimi im. Në rrugën time në politikë për më shumë se dy dekada, unë kam respektuar gjithmonë punën e gazetarëve, si një nga shtyllat më të rëndësishme të shoqërisë.” V.D/Dritare.net/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.