Gruaja që u përplas me rojet e Metës, i shkruan Ramës: Jam me kancer, më ndihmo!

E mbani mend gruan që u përplas me truprojat e presidentit, Ilir Meta, dhe që iu ankua kryeministrit, Edi Rama, se i kishin pushuar të bijën nga puna?

Epo, sot e kësaj dite, problemi i qytetares nga Gjirokastra, Teuta Murataj, e diagnostifikuar me kancer gjiri, ende nuk është zgjidhur.

Në redaksinë e dritare.net ka mbërritur një ankesë, nga qytetarja, Teuta Murataj, e cila kërkon që t’i punësohet sërish e bija Rudina Murataj, e diplomuar si juriste, e që u pushua nga puna, në kohën kur Nasip Naço drejtonte Ministrinë e Drejtësisë. Rudina Murataj,  ka punuar në Ministrinë e Drejtësisë, si specialiste e të përndjekurve politikë, për 7 vjet. Ndërkohë, në kohën kur Ministrinë e drejtonte, Nasip Naço, Rudina është pushuar nga puna, në lejen e lindjes.

Në ankesën  e dërguar për dritare.net, Teuta kërkon që e bija të punësohet sërish, pasi si pasojë e sëmundjes së saj të rëndë, duhen shumë para për të mbuluar të gjitha shpenzimet. Teuta ka treguar për dritare.net se, tashmë trajtohet me një kemp të përhershëm, por që kjo shumë nuk i del për të përballuar shpenzimet.

“Familjes sime i duhen shumë lekë që unë të mjekohem. Kjo sëmundje është tmerr. E frikshme.”,– thotë Teuta për dritare.net.

Në disa foto të dërguara, Teuta tregon se e bija, ka qenë një nxënëse e ekselencës në gjimnaz, shkollë të lartë, master dhe është diplomuar me rezultate të shkëlqyera. Megjithëse punoi për 7 vjet në Ministri, Rudinën e larguan nga puna, dhe sot po kërkon sërish të punësohet.

LEXO DHE :  Mid'hat Frashëri/ Milo përplaset me Kaprin: Paguhesh për të shtrembëruar historinë

Teuta kërkon nga shteti, që t’i gjejnë Rudinës një punë, si juriste, qoftë edhe në Gjirokastër, pasi ajo ka për të rritur dy vajza të vogla, të cilat jetojnë me gjyshërit dhe të ëmën. Teuta tregon për dritare.net se, i është ankuar shumë herë kryeministrit për problemin e saj në portalin ‘shqipëriaqëduam.al’, por nuk ka marrë asnjë zgjidhje.  Teuta thotë se, kanë folur edhe  me ministren e Drejtësisë, Eltida Gjionaj, por sërish nuk kanë marrë asnjë zgjidhje për problemin e tyre.

“Unë po e lodh me mesazhe  kryeministrin dhe nuk përgjigjet. Kam shkruar te “Shqiperiaqeduam.al” dhe me telefonoi vetë Eridana Cano. Më ka telefonuar edhe Etilda Gjonaj për problemin tim. Heshtje vetëm heshtje. Heshtja e kryeministrit po me vret mua dhe familjen time. A nuk ka një vend pune juriste në Gjirokastër? Duhet të jesh k*rvë me thonj të gjatë, shalë përjashta, që të përfitosh një punë (jo të gjitha). A e meriton të jetë sot e gjithë ditën pa pune? Sepse nuk mund ta bëjmë një vend pune ‘juriste.”,- tregon Teuta, për dritare.net/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.