Gruaja që mund të sfidojë Donald Trumpin

Samiti i Singaporit midis Donald Trump dhe Kim Jong Un nuk ka qenë një moment i rëndësishëm vetëm për drejtuesit e dy shteteve. Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley po shijon tani benefitet e diplomacisë së saj të ashpër dhe të vendosur.

Fox News ka publikuar një shkrim të autores Jessica Tarlov, ku Haley promovohet si gruaja e parë që mund të marrë kontrollin e ‘Shtëpisë së Bardhë’, pas dështimit të Hillary Clinton.

“Diplomacia pas skene e ambasadores Heley, në veçanti me ambasadorët e Kinës dhe të Rusisë, e bëri të qartë se nuk po bënim shaka (për krizën me Korenë e Veriut)”, ka thënë për Fox News një zyrtar amerikan.

Jessica Tarlov thekson se nuk është dakort me të gjitha qëndrimet e Nikki Haley, por pavarësisht kësaj, është dukshme që ambasadorja ka një pozitë të fuqishme.

Ekspertët e konsiderojnë ish-Guvernatoren e Karolinës së Jugut si një “ylli roku surprizues” në administratën e Trump dhe vlerësojnë qëndrueshmërinë e saj./ I.M-Bota.al

LEXO DHE :  Ja emri i propozuar nga Presidenti Meta, si kandidat për KLSH!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.