Gruaja që buzëqesh gjithmonë, për të fshehur dhimbjen

Askush nuk është imun ndaj dhimbjes, thyerjes së zemrës dhe fatkeqësisë. Por gruaja që buzëqesh gjithmonë, pavarësisht lotëve dhe vuajtjeve të saj. Gruaja që nuk i tregon vuajtjet në fytyrë, është e çmuar. Ajo është e veçantë, sepse ka një zemër të guximshme. Është e fortë dhe elastike, por gjithashtu e mirë, e dashur dhe e pambrojtur. Kjo grua ka kaluar kaq shumë vështirësi dhe dhimbje, sa ju nuk i imagjinoni. Ajo i ka bërë ballë çdo gjëje, por gjithmonë e vesh me krenari buzëqeshjen e saj, sepse e di që pas errësirës gjithmonë vjen drita.

Zemra e saj u thye shumë herë, por ajo nuk hoqi dorë nga dashuria. Ajo ka besim se çdo situatë është e ndryshme dhe unike, kështu që  nuk e mbyll zemrën nga frika se do të lëndohet sërish.

Ajo e di se, në jetë nuk ka garanci për asgjë, por është e gatshme të jetë e hapur për emocionin më të shenjtë, dashurinë. U tradhtua shumë herë, u ‘shkel me këmbë’, nga njerëzit që donte më shumë. Njerëz që i lejoi në jetën e saj, u besoi sekretet, vetëm për t’u tradhtuar prej tyre. Ka thënë me qindra herë ‘lamtumirë’ dhe e ka mbyllur derën për shumë njerëz, që kanë dashur ta lëndojnë. Por pas çdo goditjeje në zemër, pati edhe një proces shërimi. U shërua shumë herë, e u bë një grua e fortë dhe e mrekullueshme, siç është sot.

LEXO DHE :  Babalja/ Salianji: Procesi po zvarritet qëllimisht

Kjo grua është përballur me humbjen shumë herë. Humbje në shëndet, dashuri, pasuri, dhe rehati. Megjithatë, ajo është, ajo që është.  E buzëqeshur dhe  e kalon jetën sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Sepse në vend që të ankohet për ato që ka humbur, ajo zgjodhi të jetë dikush që është mirënjohëse për gjërat që ka.

Ajo vuan gjithmonë. Gjithmonë lëndohet, por kurrë nuk ankohet. E kupton se, çdo qenie njerëzore po lufton në një mënyrë, apo një tjetër. Por mënyra si zgjedhin të përballen me jetën, është ajo që bën ndryshimin.

Ajo nuk është dështake. Pozitiviteti i saj është infektues dhe buzëqeshja ka fuqinë për të ndriçuar botën. Pas fytyrës së kësaj gruaje je edhe TI, prandaj lufto me dhimbjen dhe buzëqesh me jetën!/Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.