Gruaja nga Berati var veten, telefonon policinë: Kujdesuni për fëmijët!
E Hënë 25 Mars 2019, 15:03
Dritare.net
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Molisht. Informohet se Merita Filaj, nëna e 3 fëmijëve, ka varur veten me litar në kasollen e barit. 15 minuta para vetëvarjes nëna ka telefonuar policinë dhe u ka thënë duke qarë që të kujdeseshin për fëmijët e saj.
Pasi kanë lokaliziuar telefonatën, patrullat e policisë janë nisur drejt banesës së familjes Filaj por e kanë gjetur gruan të vetëvarur./D.B/Dritare.net