Gruaja ime është e varur nga seksi dhe më tradhton. Si t’ia bëj?

Gjatë dy vjetëve që kemi qenë së bashku, ajo ka fjetur me dhjetëra burra. Unë nuk e di si kemi arritur deri këtu. Unë e dua atë, por sapo kam zbuluar se, ajo ka një marrëdhënie me një djalë më të ri se unë dhe ndihem i turpëruar e i përdoruar. Ai është vetëm 19 vjeç. Është i bukur, i shkathët dhe i bardhë. Ajo shkon me të pas krahëve të mi. Bëjnë seks në shtratin tonë, por nuk është vetëm kjo. Ajo shkonte me dy ish-shokët e mi të ngushtë.

Kur isha fëmijë, një grua te lagjja ime kishte shumë dashnorë dhe reputacion të tmerrshëm. Njerëzit thoshin gjërat më të tmerrshme për të. Unë jam një njeri i hapur, por varësia ndaj seksit është gjë shumë e keqe.  Ajo  vdiq nga një infeksion seksualisht i transmetueshëm, vetëm se ishte  e varur nga seksi. Tani kam frikë për veten time. Kur u njoha me gruan time, më tha që jam e varur nga seksi. Mendova se trajtohet dhe kam premtuar se do ta ndihmoj. Pasi ka mjekë dhe terapi të ndryshme për këtë problem. Por ajo që më shqetëson, është se nuk do të trajtohet. Kam frikë se nuk po e merr seriozisht gjendjen e saj. Unë e motivoj, por ajo sërish vazhdon me gjërat e saj. Mos po humbas kohën time??

LEXO DHE :  PD nxjerr faktet: Skema korruptive 40 mln euro e Ramës te Unaza e Re

Përgjigjja e psikologes: Është e trishtueshme, që gruaja juaj vuan nga varësia ndaj seksit. Por nëse ajo nuk merr përsipër të trajtohet, ose të marrë më seriozisht gjendjen e saj, ju nuk keni çfarë të bëni. E keni mbështetur deri tani, i keni gjetur një psikolog të mirë, madje keni rezervuar dhe takime, por nuk ka shkuar. Tani ajo po del me një mashkull tjetër, dhe nuk i intereson të takohet me ekspertë të varësisë seksuale. Unë e kuptoj se, ajo ka një problem shqetësues, por me siguri ajo e ndan të drejtën nga e gabuara? Si është në shtëpi, po në shtrat? Po në lidhje me kufizimet, mirësjelljen dhe respektin? Besoj se ajo është e vetëdijshme se, po humbet gjithë hijeshinë, vetëm për një çast. Ajo ka nevojë të dëgjojë, se ju do të luftoni me të, dhe duhet ta marrë më seriozisht këtë çështje.  Gjithashtu, shëndeti juaj mendor dhe seksual janë në rrezik, nëse nuk përdorni prezervativ, kur bëni seks.  Dhe, nëse gruaja juaj nuk do ta marrë seriozisht këtë punë, atëherë ju nuk keni çfarë të bëni më. Duhet të hiqni dorë nga ajo.”/K.C/dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.