Griezmann shënon sërish, Atletico vendos duart tek titulli

Sot, të gjithë sytë e futbolldashësve do të drejtohen  drejt Francës. Miliona njerëz do të jenë nën ethet e një ndeshje të madhe. Marseille dhe Atletico Madrid do të ballafaqohen për trofeun e Ligës së Evropës.

Në “Parc Olympique Lyonnais” do të zbresin dy skuadrat më në formë të kompeticionit, Marseille dhe Atletico Madrid. Francezët vijnë pas një ndeshje të vuajtur në fazën gjysmëfinale, duke eliminuar pas 210 minutave austriakët e Salzburg me rezultatin e përgjithshëm 3-2 ndërkohë që spanjollët janë në këtë fazë pasi eliminuan me radhë skuadra si Lokomotiv Moskow, Sporting Lisbonë dhe Arsenal, me këta të fundit që nuk rezistuan gjatë 180 minutave lojë.  /d.m-dritare.net

LEXO DHE :  Raporti i CIA për Shqipërinë, reagon Ministria e Brendshme: Lajmi në media jo i saktë

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.