Grida Duma debat me Spartak Ngjelën: I njoh nga kafkat që janë të paguar

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka replikuar me avokatin e njohur Spartak Ngjela në lidhje me protestën e së shtunës së PD e cila degjeneroi në dhunë.

“I njoh nga kafkat që janë të paguar”-është shprehur Ngjela, duke ndezur debatin me Dumën.

“Nuk mund të thuash që i njoh nga kafkat. Nuk të zbresin ty amerikanët te shtëpia që na tregon ti planet e tyre”, tha Duma.

Ngjela u përgjigj: “Ke ardhur të flasësh me mua apo për mua?”

LEXO DHE :  Zbardhet dëshmia e Alkond Bengasit: Ju tregoj bandën e grabitjes së Rinasit!

Duma deklaroi në emisionin “Open” se ky është një skandal.

Sipas Dumës, nuk ka asnjë vështirësi për një turmë për të hyrë në Kuvend, por nuk ka dashur.

Ngjela reagoi duke thënë se nuk mund të sulmohet Parlamenti.

“Mos e sulmo Parlamentin, pse e sulmon? Po të shkosh në Parlamentin e Francës, të nxjerr autoblindin ai”, tha avokati./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.