Greqia në protestë, Athina e Selaniku në flakë

Grekët kanë protestuar mbrëmjen e sotme, ku dhuna, bombat molotov e zjarri kanë mbizotëruar, në 10-vjetorin e vrasjes së 15-vjeçarit Aleksis Grigoropulos, i cili u qëllua për vdekje nga një patrullë policie mbrëmjen e 6 dhjetorit 2008.

Mediat vendase shkruajnë se epiqendra e sulmeve të egra janë shënuar në qendër të Athinës dhe të Selanikut.

Është mësuar se një betejë e vërtetë po zhvillohet mes policisë dhe rreth 300 të rinjve në Eksarhia, Politeknikum, në qendër e Athinës, ndërsa thuhet se janë djegur një makinë dhe një pallat. Po ashtu raportohet se anarkistës hedhin bomba molotov në drejtim të policisë, ndërsa ato shpërthejnë pa ndalim në çdo moment.

LEXO DHE :  Ja si do të jetë moti në fundjavë!

Ndërkohë  në rrugën Sturnari, në Athinë raportohet edhe për një vatër zjarri, ndërsa zjarrfikësja e ka të pamundur që të shkojë në zonë për të fikur zjarrin.

Aktualisht në Selanik, anarkistë të maskuar janë bërë gati për një sulm të ri nga godina universitare, ku kërcënojnë me bomba molotov kundër policisë. Kjo e fundit ka larguar nga kjo zonë kalimtarët si dhe gazetarët./A.C/dritare.net

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.