Grabitjet e bankave, mësohen shumat marramendëse që grabitësit kanë marrë

Grabitja e miliona eurove në vendin tonë nuk është një gjë e panjohur.

Prokuroria së fundmi ka nxjerrë shifrat e grabitura në tre raste kur shumat kanë qenë marramendëse.

Kështu në rastin e parë të grabitjes në dhjetor të vitit 2015, punonjësit e bankës raportuan se në mjetin e blinduar u morën 1 milion e 800 mijë paund britanikë, 800 mijë dollarë amerikanë dhe 200 mijë dollarë kanadezë.

LEXO DHE :  FOTO+18/ Mediat kroate publikojnë imazhet “me pullë të kuqe” të Bleona Qeretit

Në rastin e dytë, në shkurt të vitit 2016, grabitësit ndaluan blindin dhe morën 2.4 milion euro, 200 mijë dollarë amerikanë dhe 260 mijë paund britanikë.

Ndërsa në grabitjen e tretë, shuma që raporton prokuroria është 900.000 (nëntëqind mijë) franga zviceriane, 800.000 (tetëqind mijë) Paund Britanik si dhe 16.100 (gjashtëmbëdhjetë mijë e 100) Euro./ I.M-Dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.