Një grabitje ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në fshatin Bulgarec, të Korçës. Mësohet se në biznesin privat (prodhime materialesh ndërtimi) të L.L, kanë hyrë dy persona të maskuar dhe të armatosur.
Ata kanë vjedhur një sasi parash brenda kasafortës së biznesit dhe më pas janë larguar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.