Grabitja në Rinas/ Firmës së sigurimit i hiqet licenca, arrestohet drejtuesi teknik
Dritare.net
“Janë vjedhur me armë zjarri, nga disa persona të paidentifikuar, dy automjete në dukje të blinduara të një Shoqërie Private të Sigurisë Fizike, e më pas janë larguar me dy mjete të cilat janë gjendur të diegura pranë vendit të ngjarjes. Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 13 gëzhoja, model 64 dhe model 56
– 2 automjetet e Shoqërie Private të Sigurisë Fizike
– 2 automjetet e djegura plotësisht, të dyshuara të përdorura nga autorët” njofton policia.
Sipas saj, shumat monetare që po transportoheshin në drejtim të Rinasit ishin të një banke të nivelit të dytë, shumë e cila ende nuk është përcaktuar.
Të arrestuar
• Fatmir Gapi, 56 vjeç, banues në Tiranë, me detyre drejtues teknik i SHPSF
• Xhelil Metaj , 43 vjeç, banues në Tiranë, me detyre punonjës SHPSF,
• Gentian Dedja , 31 vjeç, banues në Tiranë, me detyre punonjës SHPSF,
• Perparim Logu , 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyre punonjes SHPSF,
• Endrit Daçi, 31 vjeç, banues në Tiranë, me detyre shofer i shoqerise,
• Dashamir Balla, 42 vjeç, banues në Tiranë, me detyre shofer i shoqerise.