Grabitja në Pashaliman, ushtaraku: Lëviza nga vendi i punës se kisha ftohtë
E Shtunë 12 Janar 2019, 11:11
Dritare.net
“Bw” ka zbardhur dëshminë e ushtarakut që ishte ngarkuar për ruajtjen e depos.
Ai tha se kishte lëvizur nga vendi i punës pasi kishte pasur ftohtë, për shkak të temperaturave të ulëta.
“Lëviza nga vendi i punës pasi kisha ftohtë. U largova për të shkuar në një vend me ngrohje”, tha ai.
Në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar 5 ushtarakë, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur të gjithë ngjarjen./ I.M-Dritare.net