Grabitja në Kamëz/ E veja e tregtarit dëshmon në Gjykatë: E vranë teksa mbronte djalin
Dritare.net
“Në mbrëmje në dyqan erdhi djali i vogël, 7 vjeç e me kërkoi ta ndihmoja për detyrat. Ishim gati duke mbyllur qepenat, kur Agimi më thirri në magazinë, se po bënte sistemime. Mora disa portokalle të kalbura për ti hedhur dhe sa dola në dyqan përpara meje ishin dy persona të maskuar. Njëri kishte pistoletë në dorë, ndërsa tjetri mendoj se kishte thikë. Me zuri tmerri nga djali dhe hodha gjëra në drejtim të tyre. më qëlluan me pistoletë në këmbë. Agimi erdhi menjëherë dhe u përlesh, pasi njëri nga personat e maskuar kishte kapur djalin të supi. Ai e qëlloi me armë”, ka thënë ajo.
Ajo tregon se kishte shpresë që burri i saj mund të shëtonte, por fatkeqësisht ai nuk ia doli.
“Në dyqan hyri vajza. Mes ulërimash më pyeti çfarë ndodhi. I thashë “na vranë hajtdutët”. Thirri xhaxhain dhe ngritën Agimin e mua dhe na transportuan në spital. Agimi nuk ia doli dot”.
Rita Bruci shprehet se autorët e krimit të 25 prillit nuk arriti t’i njihte, pasi ishin të maskuar.
Pas saj ka dëshmuar edhe e bija e cila ka mbërritur në vendngjarje disa minuta pasi grabitësit janë larguar. Ajo ka rrëfyer momentet e tmerrit.
Për akuzën e grabitjes me armë më pasoje vdekjen e tregtarit Agim Buci dhe plagosjen e së shoqes Rita, akuzohen dy të rinjtë Vladimir Kurti e Ruzhdi Hoda./E.B-dritare.net