GQ Men of the Year i jep çmim për arritjet Princ Charles, por ai tha se meritonte tjetër
E Enjte 6 Shtator 2018, 13:01
Dritare.net
"Mendova se meritoj çmimin e modës. Veçanërisht sa i përket modës, unë jam si një orë e ndaluar. Me fjalë të tjera unë bëhem modern , njëherë në 25 vjet".
Ai gjithashtu tha që është një gjë shumë e mirë që revista GQ ka bërë një gjë të tillë, dhe se nuk ka gjë më të kënaqshme sesa të shohin ndryshimin që mund të bëni ju, në jetën e të rinjve.
“Nëse ju mund t'u ofroni atyre një mundësi, ndihmoni ata që të zhvillojnë vetëbesim, papritmas jeta e tyre mund të transformohet ".
Princi është president i më shumë se 400 organizatave bamirëse, të fokusuara në mundësitë që mund t’u ofrohen të rinjve./E.B-dritare.net