Godet qëllimisht me makinë tërë familjen, plagos rëndë 4 vjeçarin
Dritare.net
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë Kumanovë, ku një person ka goditur me makinën e tij tre anëtarët e një familjeje, duke plagosur rëndë fëmijën 4-vjeçar.
Siç njofton policia e Kumanovës, incidenti ka ndodhur rreth orës 22.30, pas një grindjeje verbale në mes personit me iniciale S.A nga Kumanova dhe personit B.I., i cili ka qenë drejues i makinës “Mercedes C200”, ku ka pasur të pranishëm edhe vëllanë e tij me një person tjetër.
Drejtuesi i automjetit me qëllim ka goditur personat familjen e S.A, gruan e tij dhe djalin e tyre 4-vjeçar, transmeton TetovaSot.
Personat e dëmtuar janë transportuar në spital, burri ka marrë ndihmën urgjente mjekësore në Qendrën Mjekësore Kumanovë, ndërsa gruaja dhe fëmija 4 vjeçar janë transferuar në Spitalin shtetëror në Shkup, për shkak të gjendjes më të rënduar.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit me personat e tjerë janë shoqëruar në polici.