Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Nishanit për ligjin e pronave
E Enjte 21 Prill 2016, 17:05
Dritare.net
Deputeti Oerd Bylykbashi theksoi se ligji parashikon vetëm kompensim fizik dhe se nuk e njeh konceptin e kthimit të pronës.
“Ligji i ri nuk e njeh konceptin e kthimit të pronës. Ligji e kthen pronën në kohën e komunizmit”, tha Bylykbashi.
Kuvendi rrëzoi para dy muajve dekretin e Presidentit që ktheu për rishqyrtim në parlament këtë ligj, duke lënë në fuqi atë të miratuar më 4 dhjetor në seance parlamentare.
Por, presidenti e vijoi betejën ligjore duke e ankimuar ligjin në Gjykatë Kushtetuese, e cila e rrëzoi sot kërkesën e tij.