Gjykata e Tiranës, sot jep masën e sigurisë për 23 protestuesit e arrestuar
Dritare.net
Ndërkohë që Prokuroria e Kukësit kërkon 11 masa sigurimi “arrest me burg” për 23 të arrestuarit, kjo si pasojë e djegieve të sporteleve dhe shkatërrimit të pronës shtetërore.
"Prokuroria e Kukësit kërkon 11 masa sigurimi “arrest me burg”, 7 masa sigurimi “detyrim paraqitjeje” dhe 5 masa sigurimi “arrest shtëpie”. Protestuesit janë vënë nën akuzë për “shkatërrim prone”, “kundërshtim ndaj punonjësve të rendit” dhe “tubim i paligjshëm.”- shkruan Prokuriria e Kukësit
Gjykata ka marrë edhe dëshmitë e 12 policëve që mbetën të lënduar gjatë protestës.
“Nga ana e Komisariatit të Policisë së Kukësit nuk është miratuar leja për organizimin e kësaj proteste, pasi vendi ku po zhvillohej ishte i papërshtatshëm, pasi bllokonte lëvizjen e automjeteve. Pavarësisht këtij fakti, protestuesit, sipas njoftimit të Këshillit Bashkiak Kukës, janë grumbulluar dhe kanë vazhduar duke u afruar te kabinat e trarit të taksës, duke thyer kordonin e Policisë së Kukësit. Pasi kanë çarë kordonin e Policisë duke qëlluar me gurë mbi punonjësit e Policisë dhe mbi kabinat, janë futur në territorin e tyre, duke shkatërruar trarët dhe duke u vënë flakën. Si pasojë e veprimeve të dhunshme janë lënduar 12 punonjës policie”, shkruan Prokuroria e Kukësit në deklaratën e saj. Janë marrë një sër masash ditën e sotme, për mbarëvajtjen e seancës gjyqësore, në Gjykatën e Tiranës./K.Ç/Dritare.net