Gjykata e Apelit në Hagë ka refuzuar ekstradimin e Arben Frrokut në Shqipëri. Sipas Gjykatës dënimi që i është dhënë në Shqipëri është dhënë bazuar mbi motive politike. Sipas saj, Frrokut i rrezikohet jeta në Shqipëri, e për këtë arsye ai nuk do të ekstradohet, edhe pse gjykatat shtetërore të Holandës kishin vendosur për ekstradimin e tij. Arben Frroku i dënuar me ‘burgim përjetë’ për vrasjen e kryekomisarit, Dritan Lamajt./K.C/dritare.net