Gjurmohet avioni rus gjatë manovrave ushtarake të NATO-s

 Një avion zbulimi nga epoka sovjetike është shfaqur papritur gjatë manovrës më të madhe të NATO-s që po zhvillohet në Norvegji.

Avioni u pikas nga marinsat e anijes komanduese amerikane që realizuan disa fotografi të avionin Tupolev model TU-142.

Rusia i ka shfaqur pakënaqësitë e saj ndaj manovrës së NATO-s në Norgjevi, e cila konsiderohet si më e madhja që pas fundit të Luftës së Ftohtë.

LEXO DHE :  Bixhozi, Rama: Çmenduri që duhet të ndalojë, ja kur e mora vendimin!

Ministria ruse e Mbrojtjes tha më pas se dy avionë Tupolev model TU-142 kryen fluturime sipas planit për më shumë se 12 orë.

“Të gjithë fluturimet kryen në përputhje me rregullore e hapësirës ajrore ndërkombëtare,” tha ministria në një deklaratë të cituar nga agjencia RIA Novosti./A.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.