Gjonaj paralajmëron policët e burgjeve: Mos lejoni të jeni në krahun tjetër të hekurave

Ditën e sotme, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, nga Akademia e Sigurisë dha një mesazh të qartë për të gjithë punonjësit e rinj të policisë së burgjeve. Sipas Gjonajt, nëse policët e rinj korruptohen, ata do të përfundojnë pas hekurave.

Gjonaj gjithashtu ka folur edhe për reformën në drejtësi, ku nëpërmjet saj do të shihet edhe trajtimi financiar për policët e rinj të burgjeve.

 

“Kur duan t’ju korruptojnë, duhet të kujtoni se sa mund dhe djersë iu është dashur të jeni pjesë e këtij sistemi dhe mos e lejoni të jeni në krahun tjetër të hekurave, si të dënuar. Jemi të vendosur të ndjekim penalisht të gjithë ata efektivë që do tentojnë të korruptohen. Kjo është reforma më e madhe në burg, dhe si e tillë ajo ka pasur dhe do ketë vëmendjen maksimale. Paketa e dytë ligjore e reformës ka parashikuar ndryshime në dhënien e një statusi të veçantë të punonjësve të policisë në burgje. Po ashtu do shihet edhe trajtimi financiar.”,-tha Gjonaj./K.C/Dritare.net

LEXO DHE :  Shikoni çfarë ndodh pas fotove perfekteve të kafshëve!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.