Gjonaj mesazh për Vasilin e Manjanin: Të gjithë ata që kanë dhënë urdhëra dhe firma do shkojnë në burg

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e ftuar në “TVSH” ka folur për skandalin e tenderave të Ministrisë së Drejtësisë, skandal ku që çoi në arrestimin e 4 ish-zyrtarëve të kësaj ministrie.

Gjonaj, tha se të gjithë ata që kanë dhënë urdhëra dhe kanë vënë firma do të shkojnë në burg.

Në lidhje me këtë skandal, është bërë e ditur se nga ana e prokurorisë do të merren në pyetje edhe dy ish-ministrat e drejtësisë, Ylli Manjani dhe Petrit Vasili.

LEXO DHE :  Hazard tek Reali? Ja përgjigja e yllit të Chelseas!

Vangjeli: A do shkojë çështja deri te dy ish-ministrat?

Gjonaj: Kjo Çështje varet nga Prokuroria. Të gjithë ata që kanë vendosur firmën, kanë dhënë urdhra, do të pyeten. Është një proces që i përket Prokurorisë.

Vangjeli: E keni vënë re firmën e tyre?

Gjonaj: Unë kam lexuar raportin, faktet janë të atilla që konsistojnë në shkelje shumë të rënda./ I.M-Dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.