Gjiknuri: Po punohet për draftin e statusit të minatorit

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë ka treguar se po punohet për draftin e statusit të minatorëve.

Gjiknuri u bëri sot apel të gjitha sindikatave të zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe të nisin negociatat mbi këtë draft.

“Ne kemi një draft deri diku të dakordësuar, ku adresohen ose le të themi dalin në pah disa elementë kryesorë të kërkesave tuaja. Do të udhëzoj që grupi i punës të takohet përsëri me të gjithë përfaqësuesit e sindikatave për të diskutuar këtë draft të fundit, ku ka disa kërkesa”, tha Gjiknuri.

LEXO DHE :  Prekje e topit me dorë në zonë. Jo më penallti

“Minatorët nuk kanë paga të ulëta, të papërfillshme. Kanë filluar të paguhen më mirë. Jam dakord që duke vendosur edhe një kufi ligjor kjo mund të bëhet më e trysnueshme, më e kontrollueshme nga shteti nëpërmjet Inspektoratit të Punës, apo institucioneve të tjera fiskale dhe mendoj që këtu mund të gjejmë një dakordësi”, tha Gjiknuri. / I.M-Drtiare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.