Gjetën një gur në plazh, por çifti nuk e mendoi kurrë se do pasurohej me të
Dritare.net
Gary Williams dhe gruaja e tij Angela, Lancashire, me profesion shitës, nuhatën një erë si peshk i kalbur, të një guri të madh të çuditshëm, që nga larg dukej si e vjella e një balene.
Çifti kishte lexuar më parë në një gazetë në lidhje me të vjellën e balenës që konsiderohet si të kesh zbuluar një thesar. Kështu çifti e mbështolli këtë masë, që i ngjason gurit, me shami dhe e çuan në shtëpi.
Masa peshonte rreth 1.57 kg dhe ai zbuloi se hera e fundit që ishte gjetur një e vjellë balene ishte shitur me çmimin marramendës prej 120.000 paundësh në vitin 2013.
Kjo masë quhet ar i rrallë nga prodhuesit e parfumeve dhe vetëm ata ja dinë vlerën.
Ajo është e fortë si guri edhe pse është e vjellë balene për shkak se kafsha nënujore mban të tilla në stomak për ta ndihmuar në tretjen e ushqimit.
Kështu që kur shkoni në plazh mos i neglizhoni erërat edhe nëse është e shpifur.