Gjesti i Vladimir Putin po bën xhiron e internetit

Pas triumfit të Francës në finalen e Kupës së Botës, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të medaljeve.

Në atë moment, mbi Moskë shpërtheu një furtunë e vërtetë e cila duket se kishte gjetur të papërgatitur organizatorët.

E gjithë ceremonia u zhvillua nën reshje të dendura shiu duke i bërë të gjithë qull… me përjashtim të Vladimir Putin.

LEXO DHE :  Horoskopi i datës 22 gusht 2018

Truprojat që shoqëronin zyrtarët në mes të fushës vrapuan me shpejtësi dhe hapën një çadër mbi kokën e presidentit rus dhe të Xhani Infantinos që po dorëzonte medaljet.

Ndërkohë, askush nuk u shqetësua për shumë minuta me radhë që të mbulonte dhe francezin Emanuel Makron apo kroaten Kolinda Grabar-Kitaroviç../d.m-dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.