Bavaria ka filluar t’ua marrë paratë refugjatëve. Në fakt, kjo ëshë një procedurë e rregullt dhe bazohet tek ligji gjerman.
“Azilkërkuesit janë kontrolluar pas mbërritjes në qendrat e pritjes, nëse me vete kanë para dhe gjëra me vlerë”, tha ministri i Brendshëm bavarez, Joachim Herrmann, për gazetën “Bild”.
“Paratë dhe gjërat më të vlefshme se 750 euro mund të konfiskohen dhe ato mund t’u kthehen atyre gradualisht.”
Për masa të ngjashme është njoftuar edhe nga landi BadenWürttemberg, ku prej refugjatëve mund të konfiskohen paratë nëse ata kanë më shumë se 350 euro për person.
Kjo nuk është ndonjë praktikë e re. “Kontrolle ka pasur gjithmonë”, tha Stephan Dünnwald, nga Këshilli për Refugjatë në Bavari.
Refugjatëve u jepen fatura për çdo gjë që u merret dhe ato para më pas përdoren për shpenzimet e këtij personi. Zakonisht llogaritet se një person shpenzon rreth 400 euro në muaj. Kështu parashikohet me ligj dhe këtu nuk ka asnjë kufizim të ri”, shpjegon ai. Në javët dhe muajt e kaluar ka ndodhur që janë gjetur me dhjetëra mijëra euro tek ndonjë refugjat. Këto para shfrytëzohen për mbajtjen e këtij personi dhe familjes së tij, në kohën sa qëndron në strehimore. Nëse rastësisht largohet nga Gjermania, personi mund t’i marrë me vete paratë e mbetura.
Ndërsa Dünnwald mendon ndryshe: “Shumica e refugjatëve janë grabitur nga kontrabandistët me njerëz. Dhe tani edhe shteti gjerman vjen dhe ua merr çdo gjë që u ka mbetur.” Refugjatëve kjo ua vështirëson vazhdimin e rrugës, nëse eventualisht duan të shkojnë në Belgjikë, Suedi apo diku tjetër.
Ligji parashikon që të gjitha mjetet financiare të një personi apo të një familje duhet të shfrytëzohet para se të jepen ndihma. Këtu bëjnë pjesë shpenzimet për ushqime dhe
akomodim. Personat lejohen të mbajnë vetëm 350 euro – një shumë afërsisht e barabartë me ndihmat sociale.