Gjermania paralajmëron Turqinë: Është në dorën tuaj hyrja në BE
E Martë 2 Gusht 2016, 11:11
Dritare.net
Aksesi pa viza në Evropë është parë si shpërblim për rolin e Turqisë në ndalimin e fluksit të migrantëve në Evropë.
Por ky veprim është shtyrë për shkak të mospajtimeve të ndryshimeve legjislative post-grusht shtet në Turqi.
“Është në dorë të Turqisë nëse do të ketë udhëtim me viza apo jo”, ka thënë Gabriel.
Ai tha se Turqia në mënyrë drastike është
distancuar nga Evropa “duke lëvizur drejt rivendosjes së dënimit me vdekje”, që është një “kundërvajtje flagrante e statutit të BE-së e të drejtave themelore”.