Gjermani/ Sulm me thikë dhe armë zjarri, një i plagosur
E Hënë 15 Gusht 2016, 11:11
Dritare.net
Alarmi ka rënë pak para orës 4 të mëngjesit, kur në polici mbërritën telefonata të ndryshme të qytetarëve që denonconin praninë në rrugë të 3-4 personave të armatosur. Viktima është plagosur në kofshë ndërsa përpiqej të largohej me makinë.
Një i dyshuar i mundshëm është identifikuar pak më pas. Policia përjashton pistën e terrorizimit.