Dy trena pasagjerësh janë përplasur në Bavari, duke shkaktuar 8 viktima dhe 150 persona të plagosur. Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende. Sipas medias gjermane, ngjarja ka ndodhur në Bad Abling, një qytet rreth 60 kilometra në jug-lindje të Mynihut. Trenat janë përplasur në kokë dhe një prej tyre doli nga shinat pas përplasjes ndërsa disa prej vagonëve u përmbysën.