Gjenerali amerikan anulon vizitën në Kosovë, shkak taksa ndaj Serbisë

Këshilltari i Presidentit Thaçi, Ardian Arifaj, ka konfirmuar se komandanti i Gardës Kombëtare të Iowas, gjenerali majori Timothy Orr e ka anuluar vizitën në Kosovë.

Arifaj ka thënë se njoftimin për anulimin e vizitës së gjeneralit Orr e kanë marrë nga Komandanti i FSK’së, Rrahman Rama, i cili ka pasur takim me zyrtarët e SHBA’së në Ambasadën në Prishtinë.

“Gjeneral Rama vetëm na ka njoftuar për anulimin e vizitës së gjeneral majorit Timothy Orr”, ka thënë Arifaj, për Gazetën Express.

Ai ka thënë se Shefi i FSK’së i ka sqaruar në letrën njoftuese se anulimi i vizitës së zyrtarit amerikan ka ardhur për shkak të mosvazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

LEXO DHE :  Humbi të gjithë pasurinë në bixhoz, burri i kërkon faljes ish-bashkëshortes 6 vite pas divorcit

Zyrtarët të FSK’së dhe as të Ministrisë së Mbrojtjes nuk kanë dashur të flasin për këtë temë.

Zyrtarët të Ministrisë së Mbrojtjes kanë thënë se Rrahman Rama e ka njoftuar edhe Ministrin Rrustem Berisha dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj për anulimin e vizitës.

Zyrtarët amerikanë kanë ndëshkuar Ramush Haradinajt me mosdhënie të vizës amerikane për shkak të mos heqjes së taksës ndaj produkteve serbe e boshnjake./ E.D-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.